07:58 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hachim Mastour i famshëm nënshkruan me skuadrën e “mahallës”

Hachim Mastour bëri për vete shumë tifozë me postimet e tij “free-style” në rrjetet sociale.

Futbollisti maroken shihej si një talent me të ardhme shumë të madhe sa ishte pjesë e Milanit, transmeton IndeksOnline.

Por, ai tashmë është harruar dhe këtë e tregon më së miri përzgjedhja për klubin e ri.

20-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën nga liga e tretë greke, Lamia.

Pas huazimeve në Malaga dhe Zwolle, ”Rossonerët” tashmë kanë hequr dorë përfundimisht për Mastourin./IndeksOnline/