13:35 / E Enjte, 13 Shtator 2018

Hahn: Më se i mirëpritur vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johanes Hahn ka mirëpritur votimin e Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave.

Sipas tij, tani mund të nisin negociatat me Këshillin e Evropës për procedurat e mëtejme të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

“Më se e mirëpritur drita e gjelbër nga Parlamenti Evropian, për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime./Indeksonline/