18:29 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Hajnat vodhën 124 goma në 31 makina në një auto-sallon

Dëmi vlerësohet 120,000 dollarë dhe policët mendojnë se ishte një punë profesionale.

Imagjinoni duke shkuar drejt makinës tuaj në mëngjes dhe ta kuptoni se dikush i ka vjedhur gomat tuaja. Kjo është ajo që ndodhi në një auto-sallon të Chevrolet në Slidell, Louisana të shtunën, më 27 prill. Por këtu hajnat nuk vodhën gomat në vetëm një makinë. Ata ‘zhveshën’ 31 makina, në total vodhën 124 goma gjithsejt.

Imazhet e ndara nga Departamenti i Policisë Slidell në Facebook tregojnë pasojat, duke filluar nga një Chevrolet Malibus në Tahoes dhe Suburbans që qëndrojnë ulur në tokë. /IndeksOnline/