22:31 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hajrizi me kritika të ashpra për ministrin Zemaj, kërkon rikthimin në stërvitje

Basketbollisti i njohur kosovar, Drilon Hajrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar vendimet e fundit të marra nga ministria e shëndetësisë.

Ndër tjerash basketbollisti nga Mitrovica është shprehur se tanimë e ka kuptuar se sa jetim është sporti, shkruan IndeksOnline.

Tutje, Hajrizi ka kërkuar që nëse atij i janë ndaluar stërvitjet, ministri ta përfaqësoj atë në ndeshjet gjatë muajit nëntor.

“Besoj shumë në kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa në atë prej ministri. E di që nuk refuzon”, ka shkruar Hajrizi ndër tjerash.

Ja postimi i tij i plotë: