16:03 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

Hakerët sulmuan Continental dhe vodhën 40 terabajt të dhëna

Kompania gjermane Continental ishte shënjestër e një sulmi kibernetik dhe tani ka pranuar se një sasi e madhe e të dhënave është vjedhur gjatë atij ndërhyrjeje në rrjetin kompjuterik.

Prodhuesi i pjesëve të automjeteve njoftoi në gusht se ishte sulmuar, por tha në atë kohë se hakerët nuk kishin arritur të merrnin të dhënat nga sistemi i kyçur dhe se nuk kishte kërkesa për shpërblim.

Continental tani ka pranuar se ka pasur edhe një “rrjedhje” të të dhënave gjatë sulmit kibernetik.

Hetimi, i cili përfshin ekspertë të jashtëm, është ende në vazhdim.

Sipas të përditshmes “Handelsblat”, hakerët i kërkuan edhe para kompanisë për të blerë të dhënat e vjedhura.

Sipas atij raporti, hakerët arritën të “tërheqin” 40 terabajt të dhëna.