21:35 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Hala s’ka marrë frymë nga klipi i ri, Elvana në bashkëpunim me një yll tjetër botëror (Foto)

Elvana Gjata së fundmi ka lansuar këngën e re të titulluar “Off Guard”, të cilën e ka realizuar me reperin amerikan me famë botërore, Dolla $ign.

Por këngëtarja e cila po synon karrierë në SHBA shumë shpejtë do të vij edhe me një bashkëpunim tjetër, me një emër po ashtu të njohur botëror.


Elvana do të sjellë bashkëpunim me Poo Bear këngën “Shade”, këngë kjo e cila do të jetë pjesë e albumit “Bearthday Music”, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes llogarisë Instagram.

“Kam qenë duke e mbajtur këtë për një kohë të gjatë sa që isha gati të shpërtheja. Nuk mund të isha më e lumtur dhe e bekuar se sa të jem pjesë e albumit tënd të veçantë! Faleminderit për të gjithë muzikën që më ke dhënë dhe gjithçka që ke bërë për mua”, ka shkruar Elvana./Indeksonline/