12:24 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Hallakamë te Juve, përleshje me Allegrin, Buffon ia ngrit zërin Benatias

Humbja ndaj Napolit në minutën e fundit të ndeshjes ka shkaktuar kaos te Juventusi. Mediat italiane raportojnë se te kampionët aktualë te Juventus mbizotëron atmosferë e brisht.

Allegri ua ka ndaluar disa futbollistëve të futen në zhveshtore duke qenë i pakënaqur me paraqitjen e tyre.

Polemika ka patur edhe në mes të Buffon e Benatias të cilët janë përplasur verbalisht mes vete.

Buffon raportohet të ketë akuzuar Benatian se ishte fajtor në golin e Koulibaly, duke ia kujtuar edhe penalltinë ndaj Realit.

Allegri thuhet se nuk është duke folur me disa futbollistë të cilët mund t’i lë në bankën rezervë në ndeshjen e ardhshme./Indeksonline/