19:30 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hamilton i kushton tribut gjyshit të tij pas triumfit në Meksikë

Lewis Hamilton i ka kushtuar tribut gjyshit të tij, i cili vdiq katër ditë para se piloti i Mercedes ta fitojë titullin e pestë të F1 në Meksikë të dielën.

Hamilton tha se ka qenë një fundjavë e vështirë pas vdekjes së Davidson Hamilton, i cili vdiq të enjten, teksa atë e ka përshkruar si të ”zotin e familjes”.

Hamilton, 33-vjeçar, i ka kujtuar sakrificat e gjyshit të tij, që ta ndihmojë atë të bëhet pilot i Formula 1, transmeton IndeksOnline.

”Kurrë nuk do t’i harroj gjërat që ai ka bërë për mua që unë të jem sot këtu”, tha Hamilton.

Prejardhja e Hamilton është nga Grenada, ku gjyshi i tij jetonte ende aty.

Dhe Hamilton u bë njeriu i parë nga Afrika që të garojë në Formula./IndeksOnline/