17:54 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hamilton insiston se është i fokusuar te gara, pavarsisht obligimeve në modë

Lewis Hamilton insiston se agjenda e tij e ngjeshur pasi lansoi linjën e tij të veshjeve nuk do të ketë impakt në dëshirën e tij për të triumfuar në Formula 1.

Piloti i Mercedes ka udhëtuar në Shanghai dhe Nju Jork që prej garës së fundit në Itali para se të arrijë në Singapor për Çmimin e Madh të kësaj fundjave.

Hamilton ka punuar me dizajnerin e famshëm, Tommy Hilfiger para se të jetë në ”Big Apple” për ta lansuar linjën e tij, transmeton IndeksOnline.

Por, britaniku insiston se këto aktivitete nuk do të paraqesin probleme në objektivin e tij primar – triumfin në garën e kësaj fundjave.

”Jam duke bërë edhe gjëra tjera, pra java e kaluar nuk ka qenë e lehtë”.

”Por, çdo javë nuk shkon kështu tek unë. Kam udhëtuar shumë së fundmi, por nuk e kam lënë garën jashtë mendjes”.

”Unë marrë shumë energji nga këto gjëra që kam filluar t’i bëjë së fundmi”, u shpreh Hamilton./IndeksOnline/