12:18 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hamilton në rrugë të duhur për t’u shpallur kampion

Lewis Hamilton u tregua i suksesshëm edhe në garën për Çmimin e Madh të Rusisë, duke triumfuar.

Piloti britanik është i pari në renditjen tabelare, ku prinë me 306 pikë deri më tani.

Diferenca mes tij dhe Sebastian Vettel është 50 pikë, i cili renditet në vendin e dytë me 256 pikë, transmeton IndeksOnline.

Kështu, Hamilton është favorit për ta fituar titullin e kampionit të botës edhe kësaj radhe.

Një fakt që vlen të përmendet është se pas 16 raundeve, Hamilton ka 306 pikë të grumbulluara.

Hamilton kishte 306 pikë edhe në vitin paraprak pas 16 raundeve të zhvilluara./IndeksOnline/