Hamilton rinovon me Mercedesin
Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën me Mercedes edhe për 2 vite të tjera, duke garuar me “shigjetat e argjendta” deri në vitin 2020.
Që kur ka ardhur te makina gjermane, piloti britanik ka fituar 3 tituj kampionë (një titull e ka me McLaren) dhe 44 gara.
Çka do të thotë që deri në vitin 2020, piloti britanik do të garojë për 8 sezone me Mercedes. Ai do të bëhet piloti më jetëgjatë me makinën gjermane.
Me 65 fitore në karrierën e tij, Hamilton renditet në vendin e dytë të klasifikimin e pilotëve më të suksesshëm në historinë e Formula 1, pas Michael Schumacher me 91 fitore.
“Rinovimi ishte një formalitet, që kur unë dhe Toto u ulëm për të biseduar, gjatë dimrit. Është një gjë e bukur kur hedh të zezën mbi të bardhë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kam 20 vjet që jam pjesë e familjes Mercedes”, tha Hamilton.
#HamiltonAnnounced ?https://t.co/Ca1PTRy7j2 #F1 #AnnounceLewis
— Mercedes-AMG F1 (@MercedesAMGF1) July 19, 2018