08:51 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hamilton i lumtur me ”pole”, kërkon ta mbyllë me fitore

Lewis Hamilton është shprehur tejet i kënaqur pasi arriti ”pole position” në provat zyrtare të garës për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

Gara në fjalë është e fundit për këtë sezon në Formula 1, ndërsa për Hamilton, ky ishte ”pole” i 11-të këtë sezon sezon.

Piloti britanik, pasi e fitoi titullin e pestë të kampionit të botës, kërkon ta mbyllë sezonin me fitore, transmeton IndeksOnline.

abu dhabi

”Ishte emocionale sepse ishte hera e fundit në këtë veturë”, tha Hamilton.

”Nuk ka qenë e lehtë, kam vuajtur, por jam falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të skuadrës”.

”Ishin prova argëtuese dhe ‘pole’ ishte për mua një ndjenjë e mrekullueshme”./IndeksOnline/