15:26 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pavarsisht miqësisë, Max asnjëherë bashkëlojtar me Lewis

Ndoshta mund të jenë miq të mirë, por Red Bull e ka mohuar kategorikisht se mund ta bashkojë Max Verstappen dhe Lewis Hamilton në ekip pasi që të dy janë pilotë me ego të mëdha.

Verstappen është duke u konsideruar si yll i madh i të ardhmes në Formula 1, dhe Red Bull shpreson të rikthehet në pozitë më të mirë me Hondan.

Por, nuk pritet që ndonjëherë të ndodhë partneriteti, Max – Lewis, transmeton IndeksOnline.

”Ju duhet të keni paksa harmoni në skuadër”, bën të ditur zyrtari i Red Bull.

”Në këtë moment, të dy janë pilotë me ego të mëdha”.

”Kjo do të ishte më shumë se një sfidë për ekipin./IndeksOnline/