10:37 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hamilton vetëm dy tituj mbrapa Schumacherit

Lewis Hamilton fitoi titullin e pestë në Formula 1 duke triumfuar në Botërorin e vitit 2018.

Piloti britanik i Mercedes barazoi me tituj Juan Manuel Fangio dhe është vetëm dy tituj mbrapa legjendës, Michael Schumacher.

33 vjeçari ka përpara edhe disa vite për ta arritur Schumin, duke parë edhe formën e mirë të Mercedes.

Edhe vitin e ardhshëm, konkurrenti kryesor i Hamilton pritet të jetë Sebastian Vettel dhe Ferrari. /IndeksOnline/