17:09 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hamsik merr vendimin nëse do të lë Napolin

Marek Hamsik ka hedhur poshtë zërat e mediave italiane se do të lë Napolin. Ylli sllovak ka thënë se ardhja e Ancelottit është vendimtare për të ardhmen e tij.

“Ancelotti mund të jetë vendimtar, ai është trajner i cili mund të japë forcë. Kam një kontratë me Napoli dhe do të shohim. Unë jam duke menduar vetëm për garën tjetër që do të kem me përfaqësuesen” ka thënë Hamsik.

Raportohet se mesfushori fantastik sllovak ka oferta tunduese nga Kina, por se De Laurentis nuk është i interesuar të lejoi largimin e tij./Indeksonline/

Temat: