16:49 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Hapet konkursi përzgjedhjen e 4 anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në Trafikun Urban të Prishtinës

Trafiku Urban i Prishtinës ka lajmëruar se ka hapur konkursin për përzgjedhjen e katër anëtarëve në Bordin e Drejtorëve.

Për t’u bërë pjesë e këtij bordi, kandidati duhet të ketë më së paku pesë vite përvoje në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesari, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së ose të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.

Konkursi mbyllet me datën 27 gusht të këtij viti. Aplikacionet do të dorëzohen në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Klikoni këtu nëse dëshironi për të parë konkursin./Indeksonline/