11:54 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hapet palestra më e veçantë, në Kosovë, pronë e deputetit dhe biznesmenit të njohur kosovar

Në fshatin Orrobërd të Istogut, shumë afër Banjës së Pejës, është hapur mbrëmë palestra më e veçantë në Kosovë.

“Dresha” është emri i palestrës e punuar në një stil krejt ndryshe me arkitekturë gjermane. Invesutes është deputeti kosovar, Gani Dreshaj.

Merrnin pjesë në këtë hapje edhe figura të politikës e të sportit në Kosovë, si: kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi e sekretari Eroll Salihu.

Me rastin e hapjes së palestrës është mbajtur një turnir në futsall, ku fituese doli skuadra “Alfa I”, e cila në përbërje kishte yjet e futsallit vendës me në krye Ramadan Alajn.

“Faleminderit të gjithëve që ishit dje në përurimin e palestrimes sime dhe tuajes “Dresha”.

I lumtur dhe mirënjohës që në këtë ditë të veçantë për mua të kisha pranë kryeministrin Haradinaj, kryetarin Agim Ademi, sekretarin Eroll Salihu, deputetë, sportistë, miq e familjarë.

Falënderim për të gjithë djelmoshat që ishin pjesë e turnirit ku treguan lojë fer e korrekte.

I nderuar për pjesëmarrjen në turnir të yjeve futsallit vendës.

I lumtur pa masë për praninë e legjendarëve të futbollit e basketbollit kosovar, të cilët ndër vite kanë qenë frymëzim për ne.

Krenarë që këtë rrugë të nisur dje do e ndajmë së bashku gjithmonë.

Gjithmonë me ju dhe për ju” shkruan në Facebook investitori i palestrës, Gani Dreshaj./Indeksonline/