18:44 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Baca Adem, prehu në paqe!

Kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçit, në moshën 82 vjeçare. Haradinaj ka thënë se Baca Adem gjithë jetën i ka shërbyer ardheut dhe po ashtu i ka nderuar.

I pari i ekzekutivit përmes një shkrimi ka thënë se përjetësisht do t’a nderojnë e kujtojnë veprën dhe emrin  e Demaçit, transmeton Indeksonline.

“Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/