13:16 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Demarkacioni është duke u vonuar nga Kuvendi i Kosovës

Në një konferencë për media, Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se çështja e demarkacionit ndodhet në Kuvend dhe se ekzekutivi e ka kryer punën e vetë.

Ai ka thënë se ka kritikuar qasjen e Kuvendit të Kosovës në raport me procedimin e demarkacionit.

“Ekzekutivi ja ka dhënë parlamentit që brenda 90 ditëve të vendos për demarkacionin. Ne nuk mundemi me diktu gjenden e Kuvendit të Kosovës. Janë disa instrumente me vendos shembull si seanca e jashtëzakonshme etj, Mirëpo në ja kemi dhënë mundësinë, unë e kame kritikuar këtë vonesë dhe hala sot ju them, pse nuk po vendosni”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/