21:29 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Demarkacioni të mos votohet, të kërkojmë një zgjidhje me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një interviste serbe ka folur për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se shpreson që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do ta ratifikojnë demarkacionin dhe do të arrijnë korrigjimin e saj, transmeton Indeksonline.

“Unë mendoj se deputetët duhet të vendosin në Kuvend për këtë çështje, megjithëse mendimi im është se zgjidhja më e mirë për Demarkacionin është të votohet kundër. Pra, të kërkojmë një zgjidhje me Malin e Zi- të kërkojmë falje për atë që nuk e ratifikuam për atë që ramë dakord. Ne shohim se ka një zgjidhje dhe korrigjimi do të ndihmojë”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/