10:39 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Do ishte mirë që temat e rëndësishme të kenë interesin e gjithë deputetëve

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka kërkuar fjalën edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ligji në fjalë ka shumë materie, por që ka mundur të kalohet në qeveri vetëm tani në qershor, raporton Indeksonline.

“Është në interesin tonë të rimarrim këtë proces në pronësi të Kosovës, njëkohësisht ligji mundet në të ardhmen të jetë objekt i studimit. Kjo krijon procedant tjetër dhe kërkoj të përshpejtohet procesi i zgjidhjes së anëtarëve të Kushtetueses dhe do të ishte në interes që disa tema të këtilla të kenë interesin e të gjithëve.Mos ikni prej asaj që jemi dakurduar në kryesi që kjo të kaloj në këtë formë, kjo është edhe një tregues për fat të mirë të seriozitetit tonë në marrëdhëniet me BE-në”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/