16:05 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Do të gjejmë zgjidhjen e duhur për mësimdhënësit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me punonjësit e SBASHK-ut, të cilët i ka siguruar se do të gjejnë zgjidhjen e duhur për kërkesat e tyre.

Ai po ashtu ka thënë se mësimdhënësit ishin shtylla e papërkulur e qëndresës së vendit.

Ky është statusi i tij:

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të rezistencës në Kosovë.

Njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta është e një rëndësie të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e qëndresës sonë.

Takova sot përfaqësuesit e SBASHK-ut për ta gjetur zgjidhjen e duhur për kërkesat e tyre, duke përmbushur obligimet shtetërore.

RH