75 Mall Live Search
16:44 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj e bën të qartë: Askush s’ka mandat të negociojë për kufijtë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë  se Qeveria ka caktuar një delegacion për dialogun me Serbinë ndërsa ka theksuar se është në interes që edhe Kuvendi ta japë mendimin e vet dhe propozimet tjera.

“Kam bërë disa tentativa, kemi quar platformë dhe Kuvendi nuk ka arrit asgjë të arritur dhe për këtë kemi menduar që të japim kontributin si Qeveri që zëvendëskryeministrat me qenë pjesë e dialogut. Ndërsa, ne nuk po ia marrim punën presidentit për dialog, sepse është edhe pjesa tjetër e delegacionit për dialog”, potencoi Haradinaj në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

Më tutje, ai po ashtu ka thënë se me këtë delegacion nuk do të thotë që do të diskutohet për kufijtë.

“Askush nuk do të kenë mandat për me luajt me kufijtë dhe në dëm të shtetit të Kosovës”,  tha  Haradinaj.

“Është e pamundur të ndalen diskutimet ndërmjet dy presidentëve, Thaçi -Vuçiq  por me këtë delegacion nuk do të arrihet pa qenë në njohuri për materien e diskutimeve Kosovë-Serbi”, tha kryeministri.

Sipas tij, është e pamundur që vetëm presidenti dhe zyra e tij ta trajtojnë dialogun.  Sipas kryeministrit çdo gjë që ofrohet te presidenti, materia do t’i ofrohet edhe këtij delegacioni të kryesuar nga Fatmir Limaj.

I pari i ekzekutivit tha se askush  nuk e ka mandatin dhe autoritetin që të negociojë  për kufijtë dhe territorin.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët edhe për Projektligjin për Pagat i cili është miratuar nga Qeveria dhe është proceduar për në Kuvend. Sipas kryeministrit kostoja e ligjit për pagat  është rreth 100 milionë euro.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se sa i është ulur paga kryeministrit, por tha se ka zbritje.

Më poshtë video gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës: