16:05 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: E kam lutur Agim Bahtirin të ketë kujdes

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për nismën e kryetarit të Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit për të hapur urën mbi lumin Ibër.

Kryetari Bahtiri ka paralajmëruar se hapja e urës do të shoqërohet nga performance e këngëtares me famë botërore, Shakira. Këtë nuk e ka komentuar kryeministri Haradinaj, veçse e ka këshilluar të ketë kujdes.

“Nuk kam as unë kundër. Ura nuk është çështje e hapjes vetëm për një ditë. Nuk dëshirojmë të rikthejmë situata kur dikush barrikadohet në anën tjetër. E kam lutur që ai të kujdesët”, ka përfunduar ai.

Sipas tij Republikën e Kosovës tashmë e presin tema të mëdha dhe nuk duhen bërë hapa të gabueshëm.

“Përapra vetes i kemi tri tema të ndjeshme: Ushtrinë, INTERPOLIN edhe Liberalizimin e vizave. Cdo verpim duhet ta bëjmë në kalkulim. Duhet të ruhemi nga hapa të gabueshëm”, ka thënë Haradinaj.