75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj e përmend arbitrazhin për 53 milionëshin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk duhet ikur nga e vërteta, asnjë grup parlamentar, e që sipas tij sot thuhet se paska njerëz që po e mbrojtkan Kosovën më shumë apo më pak.

“A besoni se dikush mundet me na e mbrojt më shumë se ne veten? A po merrni vesh se Hill kur e ka dhënë atë shumë nuk e ka mbyll mundësinë tjetër, por ai që ka mund me na largu nga ky borxh nuk e ka mbyll. Shko pyetne Hill-in prapë, edhe Hill thotë se nuk bën me e pranu me kosto. Apo e bëni edhe ju një rezolutë këtu, e po e anulojmë e merrni përgjegjësinë pra? Po e qojmë në arbitrazh. Nëse dikush mendon që kjo qeveri dhe mua nuk më dhimbset paraja e këtij vendi dhe nuk më ka dhimbtë kur kemi ardh në këtë gjendje atëherë po vazhdojmë edhe pak”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se këtë gjendje e ka përcjell që nga dita e parë në qeveri.

“Unë e kam përcjell këtë gjendje prej ditë së parë në qeveri e kam kalkulu bukur fortë dhe kam mund me u fsheh mundem edhe sot. Pra merrne një vendim, shkojmë në arbitrazh e më shpëtoni edhe mua. Nëse kish pas situatë që kishim shpëtu prej këtij borxhi nuk kisha pas nevojë me ardh me më thënë gjithkush jo atë, jo këtë. Sot e keni në tavolinë nëse këtij parlamenti po i dhimbset shumë Kosova, disa që po i dëgjoj këtu urdhëroni votoni një rezolutë e po shkojmë në arbitrash e shohim tani kush ka pas të drejtë, unë sot apo të tjerët.

Ju siguroj që nuk ka qenë moment i mirë me marr një vendim të tillë, por e kemi marrë në emër të asaj që me e qu më tutje këtë vend. Përnjëmend nuk du me thënë kush është më i mirë a më i keq, veç jam habit me këtë të Liburn Aliut e Lutfi Zharkut”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline