10:07 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj e quan turp deklaratën e Hazirit se ushtria e Kosovës nuk është e vërtetë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk pret një ushtri të vërtetë dhe se po bëhet për nevoja të brendshme të subjekteve.

Mirëpo, këtë deklaratë të Lutfi Hazirit, Haradinaj e ka quajtur për trup, raporton Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se është për trup si një politikan i vendit e ofendon ushtrinë e vet.

“I kam dëgju disa poltikan, ndër ta Lutfi Hazirin, se ushtria është më pak se ushtri. Është trup kur një njeri i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet, vendit të vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë e tjera të botës”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/