16:25 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj emëron drejtorin e ri të policisë, i siguron mbështetje të plotë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot drejtorin e ri të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka uruar drejtorin për detyrën e re, duke i dhënë mbështetje të plotë për zbatimin e rendit dhe ligjit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Kam emëruar Rashit Qalaj, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, konform edhe me rangimin sipas Memorandumit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar për rekrutimin e bartësve të pozitave të larta shtetërore.
Drejtorit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë. /Indeksonline/