16:10 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj flet për zgjedhjet në Istog, ja porosia e tij!

Kryeministri i vendit njëherësh i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth procesit të votimit në komunën e Istogut.

Haradinaj ka theksuar se zgjedhjet në Istog, janë një hap përpara për të ardhmen e secilit qytetar të kësaj komune, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka bërë thirrje në drejtim të qytetarëve të kësaj komune, të shfrytëzojnë të drejtën e votës për hir të së nesërmes së tij dhe të gjithë komunës.

Ky është postimi i plotë:

Zgjedhjet në Istog, sot, janë një hap përpara për të ardhmen e secilit qytetar të komunës.

Vota është garanci për të nesërmen dhe prandaj, pjesëmarrja sa më e madhe në votime i jep forcë zhvillimit të qytetit dhe legjimitetit të zgjedhjeve.

Istogu përmbyllë ciklin e votimeve të zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe prandaj, i bëj thirrje secilit qytetar të komunës, me të drejtë vote, ta shfrytëzojë atë për hir të së nesërmes së tij dhe të gjithë komunës.

RH