13:42 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj gjatë homazheve në Llap: Kufiri është i paprekshëm si mbas shpine, si në front

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës njëherësh edhe kandidati për kyreministër në zgjedhjet e parakohshme 2019,  Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në nderim të heronjëve Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në Llap komuna e Besianës .

“E sotmja sot na obligon të gjithëve për shkak të skarificës për liri dhe për shkak të drejtës sonë për të jetuar të lirë në Kosovën që është shtëpia jonë e sigurtë, që e ka pragun e sigurt, këtu pragun e kemi afër, kufirin që është përjetë e mot i paprekshëm as në tavolinë as pas shpine, as në front ajo që është arritur nuk ka me u prek më kurrë”, tha Krymenistri Haradinaj në fjalimin e tij në Llap.

Ai gjithashtu ka shtuar se të gjithë heronjtë e kësaj ane e kanë vendin e merituar në histori dhe si pjesëtar i proceseve të lirisë u përulet me respekt gjithmonë. /Indeksonline/