21:49 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Integrimi i vendit tonë në BE, është i paalternativë (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Haradinaj ka thënë se kemi identitet e orientim të qartë evropian duke i përkitur familjes së madhe, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Besojmë fuqishëm në vlerat e përbashkëta europiane dhe integrimi në BE i vendit tonë është i paalternativë.

Ne kemi identitet e orientim të qartë europian dhe i përkasim kësaj familjeje të madhe, të cilën e përjetojmë si ndjenjë shprese për paqe e prosperitet.

Urime dramaturgut, Jeton Neziraj, për çmimin “Europiani i Vitit” për promovim të vlerave europiane në Kosovë!

RH