12:37 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Jam dakord që presidenti të na përfaqësojë në dialog, ia jap dikë edhe nga Qeveria

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është dakord që presidenti të përfaqësojë Kosovë në dialog por që sipas tij kanë kërkuar një platformë për dialogun e përgatitur nga Qeveria, që të debatohet në Kuvend e më pas t’i jepet mandate presidentit.

Gjithashtu sipas tij ka mundësi që të ketë një përbërje ekipore të Kosovës, përfaqësues të partive politike, zyrtarë të caktuar e që sipas tij edhe po t’i duhet dikush nga Qeveria.

“Unë jam dakord që presidenti të përfaqësoj në dialog, por kemi kërkuar një platformë për dialogun e përgatitur nga Qeveria, ekspertë t’iu paraqitet Kuvendit, e Kuvendi të debatoj, të vendos për t’ia dhënë mandatin presidentit. Ekziston mundësia që presidenti po ashtu të ketë në përbërje të ekipit të Kosovës përfaqësues të partive politike, zyrtarë të caktuar, nëse i duhet dikush nga Qeveria ia jepi. Unë nuk e shoh rolin tim në dialog për shkak se kryetari i Qeverisë nuk e ka mundësinë të qëndroj shumë jashtë vendit”, u shpreh Haradinaj.