09:27 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj jep qëndrimin për marshin e sotëm të LGBTI-së në Prishtinë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka folur rreth komunitetit LGBTI dhe organizimit të  “Paradës së Krenarisë” që mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas Haradinajt, orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar.

“Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë. LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/