14:47 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj kërkon plan operativ kundër përdorimit të narkotikëve nëpër shkolla

Qeveria e Kosovës po mbanë mbledhjen drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj mbledhje Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të hartohet një plan operativ kundër përdorimit dhe shpërndarjes së narkotikëve nëpër shkolla fillore e të mesme.

Haradinaj është shprehur se substancat narkotike nuk duhet lejuar që të futën Brenda shkollave, duke kërkuar hartimin e një plani që më pastaj të prezantohet edhe në Qeveri.

Pos kësaj, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Strategjisë Shtetërore kundër korrupsionit si dhe Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit 2018-2022.

I pari vendit ka thënë se kjo strategji është e rëndësishme, ku edhe ka kërkuar mbështetjen e kabintetit qeveritar për këtë./Indeksonline/