16:26 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj komenton ceremoninë e Vidovdanit: Faleminderit Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar ceremoninë e Vidovdanit që u mbajt në Gazimestan, e ku morën pjesë qindra pelegrinë dhe qytetarë serbë.

Haradinaj ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe qytetarët kosovarë për qetësinë dhe pjekurinë e treguar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjeni komentin e plotë të Haradinajt:

Rruga evropiane e Kosovës po ndërtohet mbi bazën e respektimit të të drejtave të gjithsecilit, gjithnjë në përputhje me interesat e shtetit, në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Sot edhe njëherë Policia e Kosovë tregoi profesionalizëm dhe përkushtim në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

Pelegrinëve serb, që morën pjesë në shënimin e Betejës së Kosovës në Gazimestan, i janë ofruar të gjitha mundësitë që këtë ritual ta shënojnë në mënyrën siç ata kanë dashur.

Më lejoni që t’i falënderojë në veçanti Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët për qetësinë dhe pjekurinë e treguar.