15:12 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova qëndron fuqishëm karshi vlerave euro-atlantike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që ka miq dhe aleatë të cilët i kanë dhënë shtytje vendit tonë për të ecur përpara.

Kështu ka deklaruar Haradinaj përmes një postimi në Facebok, pas vizitës zyrtare në SHBA, të cilën e kanë nisur me një mëngjes pune me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për cështjen e Paranadlaiomit të Konflikeve, Pete Marocco.

Sipas tij, Kosova qëndron fuqishëm karshi vlerave euro-atlantike.

“Kosova është me fat që ka miq dhe aleatë të cilët i kanë dhënë shtytje vendit tonë për të ecur përpara.

Vizitën zyrtare në ShBA e nisëm me një mëngjes pune me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, me të cilin biseduam për veprimet e ndërmarra në funksion të konsolidimit të brendshëm të vendit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të gjitha mekanizmave të sigurisë dhe për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Kosova qëndron fuqishëm karshi vlerave euro-atlantike! RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/