14:59 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj lajmërohet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, të pritur nga Theresa May

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr sot pjesë në Samitin e Balkanit Perëndimor në Londër, të pritur nga kryeministrja Theresa May, në mesin e të cilëve ka edhe shumë liderë të tjerë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tregon se në sesionin e parë ai ka përmendur të arritura e Kosovës në këtë fushë.

Ndërsa, shprehet se Procesi i Berlinit i ka hapur rrugë stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Sot po marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May dhe në mesin e shumë liderëve evropian.

Në sesionin e parë, ku fokus ishte tema ekonomike, përmenda të arriturat tona në këtë fushë, investime infrastrukturore dhe ligjore që kemi bërë, zonat ekonomike dhe projektet kyçe që na lidhin me vendet e rajonit dhe Evropën, si dëshmi e mirë që Kosova po ecë përpara dhe ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.

Procesi i Berlinit i ka hapur rrugë stabilitetit ekonomik dhe politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është e përkushtuar që rrugën e saj, ta vazhdojë në frymën e bashkëpunimit regjional dhe mbi vlerat euro-atlantike!RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/