20:12 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Mbretëria e Bashkuar, njëri ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër është takuar me homologen e tij britanike, Theresa May.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky shtet vazhdon të jetë një ndër aleatet më të mëdhenj të Kosovës.

“Bashkëbisedim me kryeministren, Theresa May, gjatë pritjes së mbrëmshme në 10 Downing Street. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë njëri ndër aleatët më të mëdhenj të popullit dhe shtetit të Kosovës. Konfirmova pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Samitin e Londrës, në korrik”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/