75 Mall Live Search
21:50 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Me Anitën, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur

Sonte në kryeqytet po ndeshen Kosova dhe Azerbajxhani.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ edhe kësaj radhe mblodhi tifozët e zjarrtë të djelmoshave tonë, teksa edhe shumë personalitete e politikanë po përjetojnë nga afër emocionet që po përcjellin futbollistët kosovarë, shkruan Indeksonline.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita po përcjellin nga afër këtë ndeshje, ku po fiton Kosova me rezultat 1:0.

Haradinaj në llogarinë e tij Facebook ka postuar dy fotografi, teksa ka thënë se bashkë me Anitën kanë dalë në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur, ndërsa dëshiron triumfin e radhës.

Ky është statusi i Haradinajt:
Lojë spektakulare dhe paraqitje e mahnitshme, sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me Anitën, plot entuziazëm, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë drejt triumfit të radhës!