09:48 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj me kabinet qeveritar viziton BIK-un, jep këtë mesazh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës bashkë me kabinetin qeveritar.

Haradinaj në takim me myftiun Naim tërnava ka thënë se kjo festë duhet të shërbëjë në forcimin dhe zgjerimin e përkrahjes ndërmjet njerëzve, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Sot me rastin e festës së Fitër Bajramit, së bashku me kolegët nga kabineti qeveritar, kam vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).
Me këtë rast kam uruar myftiun Naim Tërnava, dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-së, me mesazhin se kjo festë duhet të na shërbejë në forcimin dhe zgjerimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet nesh.
Zoti e ruajtë popullin tonë!/Indeksonline/