Haradinaj merr një numër urimesh nga personalitetet botërore për Vitin e Ri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook, a treguar për një numër të madh urimesh nga personalitete botërore, për festat e fund vitit.
Haradinaj ka treguar se në mesin e këtyre urimeve ka qenë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, transmeton Indeksonline.
Kështu ai ka shkruar se njëkohësisht ka kthyer të gjitha urimet, duke thënë se me miqtë ndërkombëtarë Kosova do të përmbush synimin e saj për të qenë pjesë e familjes së përbshkët Evropiane.
Ky është statusi i tij:
Kam pranuar një numër urimesh, nga personalitete botërore, për festat e fund vitit, me dëshirat për një Vit të Ri me më shumë suksese në Kosovë.
Në mesin e urimeve kam pranuar edhe atë të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk. Kam falënderuar dhe uruar, njëkohësisht, udhëheqësit e qeverive botërore për një Vit të mbarë.
Me miqtë ndërkombëtarë, Kosova do ta përmbushë synimin e saj për të qenë pjesë e familjes së përbashkët europiane dhe anëtare e organizatave botërore.
RH