20:19 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj mirëpret në Prishtinë presidentin Meta dhe vajzën e tij

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes së tij po vazhdon të relaksohet me takime miqësore, por edhe politike që i kontribuojnë vendit tonë.

Derisa ai dje kohën e kaloi pranë familjes së tij, sot Haradinaj në Prishtinë ka mirëpritur presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe vajzën e tij, Borën.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook.

Ndryshe, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale, për arsyen e vetme, të intervistohet si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeministër i Kosovës./Indeksonline/