Haradinaj: Ndoshta as Thaçi s’ka pasur informata për deportimin e turqve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para komisionit hetimor për deportimin e turqve se ka gjasa që as presidenti, Hashim Thaçi s’ka qenë i njoftuar për aksionin në fjalë.
Ai ka këmbëngulur që ky aksion ka qenë i ngutshëm dhe i panevojshëm, raporton Indeksonline.
Përgjigja e Haradinajt në pyetjet e deputetëve:
Mund mos ta ketë marr informatën as presidenti Hashim Thaçi.
Po them kështu, pasi meqë unë s’kam marr informatë, ndoshta as ai nuk e ka ditë.
I kam pyetur Sefajn dhe Gashin kush e ka dhënë urdhrin, por më kanë thënë se e kanë marr vendimin në nivel nacional.
Po ashtu në këtë çështje është depërtuar edhe njëri shtetas që nuk ka qenë as i kërkuar, pra është kapur gabimisht.
Por vetëm dyshimi është pse ka qenë kaq veprim i ndikuar, e ka mundur të pritet. Ka qenë nguti e panevojshme. /Indeksonline/
……………………………………..
Haradinaj: Maxhuni s’është përgjegjës për deportimin e turqve, ai vetëm zbatoi urdhra
Tutje kryeministri Haradinaj ka thënë se ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nuk ka asnjë faj për aksionin në fjalë.
Sipas tij, përgjegjës janë ata që kanë dhënë urdhra për aksionin, e që policia vetëm i ka zbatuar, raporton Indeksonline.
Më poshtë pjesë nga raportimi:
Deri më sot askush nuk ka kërkuar nga unë që të mbyll shkollat turke që janë në Kosovë, e as kolegjin ‘Mehmet Akif’.
Ne kemi interes që të zbatojmë marrëveshjet që kemi me Republikën e Turqisë.
Kemi disa partneritete me Turqinë, i kemi disa protokolle, por ato nuk vijnë në kanalin e njëjtë.
Psh disa çështje vijnë përmes Prokurorisë, prandaj jo të gjitha informatat arrijnë në tavolinën time të punës.
Nëse çështja është nacionale, atëherë ministri përgjegjës është përgjegjës të më informoj.
Kam pas një informatë se kanë bërë kërkese te Prokuroria e Kosovës për hetime ndaj disa shtetasve turq në Kosovë, por jo diçka më shumë.
Shpend Maxhuni është vetëm zbatues në përgjithësi, ai nuk është vendimmarrës, prandaj është avancuar në AKI. Faji është te vendimmarrja politike, sepse ai vetëm ka zbatuar.
Kam vepru për ata që mu kanë detyruar mu, e në këtë rast ka rezultuar vetëm me shkarkimin e Sefajt dhe Gashit.
Maxhuni vetëm i ka kryer detyrat që i kanë dhënë ata mbi të.
Nuk është papërgjegjësi e Shpend Maxhunit veprimi konkret, e nuk mundesh me ia atribu atij aksionin konkret.
Ai e ka zbatu, policia ka besu që ka bë hap patriotik e në të mirë të vendit. Ti nuk mundesh me i thënë policit e ke bërë një faj, por i vendimmarrësve.
Ai nuk e ka ditë që është shkelje kjo që ka ndodh. Ne i kemi shoshitë këto tema me Maxhunin.
Dallimi është nxitimi, pse ka qenë kaq për ngut ky aksion dhe pse nuk jam informuar. Pse nuk mi kanë shkruar tre rreshta për të më treguar.
I keni materialet dhe vendimet e marra nga unë. Nuk e komentoj deklaratën e të tjerëve, e as Gashit.
Unë kam kërkuar që ai të shkarkohet nga posti në AKI, e pastaj ka pësuar edhe vendimi i presidentit që e ka mbështet kërkesën time.
…………………………………………………
Haradinaj për depërtimin e turqve: Mosinformimi për aksionin, fyerje ndaj meje
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka raportuar para Komisionit hetimor për dëbimin e gylenistëve, ku ishte i ftuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili nuk mund të marr pjesë pasi është jashtë vendit.
Në raportimin e tij, Haradinaj ka thënë se nuk ka ndonjë material të ndjeshëm, për çka do t’i obligonte që raportimi të bëhej i mbyllur për media, raporton Indeksonline.
Më poshtë pjesë nga raportimi i Haradinajt:
E kam pranu ftesën për raportim, ju kam kërku falje me shkresë për thirrjen paraprake, unë e kam përgatit një material, të cilin e keni përpara.
Në të i kemi mbledh veprimet ashtu siç i kemi të evidentuara për atë ditë, fillimisht ka qenë takimi ii nivelit të lartë për sundim të ligjit, të cilin e kam kryesuar.
Pastaj, menjëherë pas takimit, nga 11:15 e deri në 12:26, më 29 mars është mbajt mbledhja e Kryesisë, në të cilën kam marr telefonatë nga një zyrtar diplomat, i cili më ka pyet për temën në fjalë.
Pastaj i kam radhitë të gjitha veprimet më kryesore të mundshme që i kemi ndërmarrë.
Të gjitha materialet përfshijnë veprimet e ndërmarra dhe vendimet për këtë çështje.
Gjërat për policinë e AKI-në nuk i kam përfshirë pasi duhej leje, por vetëm vendimet dhe veprimet e ndërmarra nga unë.
Në material ceket se hera parë që kam marr informatën dhe njoftimin ka qenë mes orës 11:00-12:00.
Më 29 mars, ju kam drejtuar ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Gashi pse janë depërtuar shtetasit turq, ku janë dërguar dhe disa informata tjera, pasi ata më detyrohen mua për njoftim.
Ka qenë obligim i ministrit Sefaj dhe drejtorit të AKI-së që të më njoftojnë paraprakisht për aksionin, e kanë pasur përgjegjësi.
Vendimi për shkarkim të dyve është vendim i diskresionit të atij që ia ka dhënë besimi, e që e jep kryeministri, njëkohësisht edhe për emërimin e drejtorit të AKI-së, gjysmën e vendimmarrjes e merr kryeministri.
E duke pasur parasysh se ata duhej të raportonin te kryeministri, e kam shfrytëzuar të drejtën time duke i shkarkuar.
Deri në momentin konkret s’kam pasur vërejtje për dyshen, por kjo që kanë bërë ka qenë fyerje ndaj meje.
Votimi im ka qenë pjesë e imja, por kam pasur përkrahje edhe nga presidenti për këtë.
Ekziston mundësia edhe për shkarkim edhe nominim, këtë mund ta bëjmë edhe unë edhe presidenti.
Kur një zyrtar i lartë nuk e ka besimin e atyre që e zgjedhin, atëherë duhet të jap dorëheqje. /Indeksonline/