14:44 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në familjen serbe, thotë se taksa nuk do të prek asnjë komunitet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte mysafir në familjen e komunitetit serb, Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obliqit.

Haradinaj ka siguruar familjen e komunitetit serb se do tu qëndroj gjithmonë afër dhe se do të kujdeset për mirëqenien e tyre, transmeton Indeksonline.

I pari i vendit ka theksuar se masat e ndërmarra nga Qeveria nuk do të prekin asnjë komunitet në vend.

Pasi sipas tij, Kosova e ka dëshmuar bashkëjetesën në multietnicitet.

Në poshtë postimi i plotë i Haradinajt:

Sot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do t’u qëndrojmë afër gjithmonë dhe do të kujdesemi për mirëqenien e tyre.

Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët!

Masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë.

Sot patëm rastin që bashkë me komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera në Obiliq të nisim edhe një projekt me rëndësi infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Sitnica.

Ky përkushtim institucional nuk është vetëm sot dhe vetëm në këtë Komunë. Puna dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë në secilën pjesë të Kosovës dhe për secilin qytetar të saj, pa dallim etnie dhe pa dallim feje.

Sepse, Kosova e ka dëshmuar bashkëjetesën në multietnicitet!./Indeksonline/