16:02 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në takim me Rrahman Ramën: Tranzicioni i FSK-së kontribuon në sigurinë e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Komandantin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrahman Ramën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkë me Ramën diskutuan për angazhimin ndër-institucional në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend, transmeton Indeksonline.

“Tranzicioni i FSK-së, sikurse edhe Strategjia e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në sigurinë e Kosovës dhe të rajonit. Në takimin me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe zëvëndësministrin për FSK, Burim Ramadani, diskutuam për angazhimin ndër-institucional në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend.RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/