21:35 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nesër në seancën solemne kushtuar ‘Epopesë së UÇK-së’ dhe në paradën e FSK-së

Gjatë ditës së nesërme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës kushtuar ‘Epopesë së UÇK-së’, rënies heroike të komandantit legjendar  Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, transmeton Indeksonline.

Seanca mbahet nga ora 10:00 teksa me fillim nga ora 11:00 kryeministri Haradinaj do të marrë pjesë gjithashtu na paradën ushtarake të FSK-së, në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë./Indeksonline/