12:52 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj ngushëllon familjen Lokaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka pikëlluar vdekja e aktorit Sylejman Lokaj.

Haradinaj tha se Lokaj i takon brezit të aktorëve që njihen si themeltarë të artit skenik të Kosovës.

“Ikja e tij është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve.