09:20 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nis vizitën në Shkodër, bën homazhe te shtatorja e Isa Boletinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Shkodër, ku fillimisht bëri homazhe te shtatorja e Isa Boletinit.

I shoqëruar nga kabineti i tij, Haradinaj vuri kurorë lulesh te shtatorja, raporton Indeksonline.

Ai gjatë ditës do të vizitoj Bashkinë e Shkodrës, për t’u takuar me kryetaren Voltana Ademi.

Në fund të vizitës ai do të ndalet edhe te Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër. /Indeksonline/