11:50 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk është i ngutur vendimi për transformimin e FSK-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ku ka deklaruar se vendimi për miratimin e Projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri nuk ka qenë vendim i ngutur apo i pamenduar.

“Ju siguroj se nuk i bëjmë këto veprime pa kalkuluar të gjitha aspektet e nevojshme, nuk mund të vazhdohet pa ndërmarrë përgjegjësitë e veta. Parlamenti do të flasë, deputetët do të thonë fjalën e vet, pra i ftoj të gjithë të votojnë pro pasi është në të mirën e Kosovës. Pra në planin e brendshëm nëse Kosova përmbyllë punët që ka lënë në gjysmë, askush  nuk humb”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Indeksonline.

“Ky është një veprim ligjor në kuadër të kompetencave që ka qeveria, pra në kuadër të kushtetutës së vendit.Procesi i tillë i punës do të vazhdojë në këtë etapë për të gjitha punët , do të konsultohemi me të gjithë.Ne kemi konsulta, gjithnjë kemi pasur vendimi është kompetencë e jona, e një vendi sovran në përputhje me kushtetutën dhe të rejat që kemi por ka qenë dinamika kohore ajo që ka funksionuar.Kjo që ka ndodhur sot nuk është në konflikt, kurdo që ka nevojë për ndryshime veprojmë më tutje, ajo që mund të iu sigurojë është që qeveria ka votuar, pra parlamenti ka pjesën e vetë ka edhe presidenti nënshkrimin por Kosova ka ecur përpara anë këtë temë, mos harroni se ne ecim me NATO-në që 20 vite.Kushtetuta e ka paraparë, qeveria e ka të drejtën pra ka vend, ftojmë të gjithë miqtë që të mbështesin këtë. Ne jemi të gatshëm jo vetëm të absorbojmë sigurinë por edhe të japim siguri.Moment ideal  nuk ka kurrë, pasi sot ka një temë tjetër pasnesër një temë tjetër, u kemi dhënë 20 vite kohë gjithkujt për me ardh te kjo ditë, sot ka ndodhë është kushtuese dhe nuk i mungon diçka.Shiqoni, ndonjë detaj ka mund edhe me ik por nuk është Kosova aq e madhe sa mos me dit se çka po bëhet.Sot askush nuk është i befasuar, nuk është se e kemi nxënë dikë në befasi pra as edhe një ndërkombëtarë apo askush”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/