20:43 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nuk jep detaje për Ushtrinë

Këto ditë kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA. Gjatë takimit me udhëheqësit e Gardës Kombëtare të Ajovës ai foli për bashkëpunim të dy vendeve dhe Kosovën e quajti me fat që ka partnerë të tillë.

Por Kryeministri Ramush Haradinaj refuzoi të japë një afat se kur do të ndodh transformimi i FSK’së të cilin po e presin tash e disa vjet qytetarët e Kosovës.

“Tani nuk po foli në detaje. Por sa më shpejt që ta kemi të kryer atë pjesë do të mundemi me ju kthy punës që me e aftësu Forcën tonë. Kuptohet se është fat i madh që kemi partnerë si Gardën kombëtare te Ajovës edhe ushtrinë e Amerikës”, tha Haradinaj./rtk/