15:06 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk kemi marrë përgjigje JO për vizat, ka skepticizëm që të futemi në agjendë në këtë etapë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar pas mbledhjes së qeverisë. Me këtë rast Haradinaj është deklaruar edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Haradinaj ka thënë se është duke u punuar me kujdes dhe partneritet dhe se nuk i është thënë jo vizave, pra sipas tij një përgjigje e tij nuk është marrë ende.

“Ne po shkojmë me kujdesin më të madh në partneritet, kemi kaluar dy etapa të rëndësishme të vizave atë të Komisinë dhe Parlamentit jemi në tashmë në procesin e agjendave. Tash problemi e kemi të hyjmë në agjendë, jemi duke punuar por nuk ka pasur një jo për këtë temë por ka skepticizëm por jemi duke punuar”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe sa i përket ushtrisë, ka skepticizëm në plot tema por që Kosova duhet të tregojë se është vend që nuk kërkon mëshirë.

“Ne nuk kërkojmë mëshirë, tani kërkojmë vetëm respekt të ndërsjellë dhe kuptohet partneritet. Nuk po kërkojmë mëshirë prej askujt”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ka skepticizëm për vizat nga disa vende por që përgjigja nuk është marrë ende.

“Mos harroni nuk është përgjigja jo, është skepticizëm me shti në rend dite në këtë etapë kur po flasim tani. Pra nuk kemi marrë jo për viza, edhe ajo mund të jetë përgjigja por nuk  e kemi marrë. Mund të ketë edhe gabime, edhe korrupsion edhe problemi i kufijve por mund të jetë edhe çështje të tjera që i ka BE-ja”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/